Hyri në Itali me pasaportë të falsifikuar, kapet me kokainë 26-vjeçari shqiptar

124
Sigal

Një 26-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi është kapur me kokainë dhe me euro cash.

Gjithashtu, shqiptari u arrestua edhe për hyrje në mënyrë të paligjshme në Itali duke qenë se ai ishte dëbuar më parë nga vendi fqinj ndërsa është kthyer sërish duke përdorur pasaportë të falsifikuar.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën 30 doza kokainë ndërsa iu nënshtrua verifikimit të gjurmëve të gishtave ku përmes të cilave u zbulua edhe identiteti i tij i vërtetë.

I riu shqiptar ishte dëbuar më parë nga Italia dhe ishte kthyer duke përdorur të dhëna të tjera personale duke lëvizur lirisht në rrugët e vendit fqinj. Shqiptari është dëbuar duke e hipur në avion me një fluturim direkt nga Bolonja për në Tiranë. Ndërsa i ndalohet që të hyjë sërish në Itali për pesë vitet e ardhshme.