Hugh Grant baba për herë të pestë

646
Hugh Grant është bërë baba për herë të pestë. Lajmin e ka dhënë në mediat sociale ish bashkëshortja e aktorit Elizabeth Hurley: ’Hugh është bërë sërish baba javën e kaluar, tani ka pestë’. Seksi i bebit nuk është bërë akoma i ditur dhe është fëmija i tretë që ai ka me producenten suedeze Anna Eberstein, të dashurën e tij aktuale.

Dy fëmijët e tjerë kanë lindur nga marrëdhënia me Tinglan Hong një recepsioniste dhe artiste aspirantë me origjinë kineze.
‘Ishte më shumë se 50 vjeç kur filloi ti bëjë fëmijë’ ka treguar Liz. ‘Është një baba i jashtëzakonshëm. Vërtetë i mrekullueshëm. Duke pasur kaq shumë fëmijë është bërë një njeri i tillë’.
Të pestë fëmijët jetojnë në dy shtëpi pranë njëra-tjetrës në Londër.
Tinglan dhe fëmijët e saj jetojnë në një shtëpi me tarracë që divi e ka blerë për më shumë se 1.6 milion euro, ndërsa Anna me fëmijët e saj (të lindur nga shtatori i 2012 dhe në 2015) në një shtëpi me vlerë 3.6 milion dollar.
Grant është edhe kumbari i Damian, fëmijës që Hurley ka pasur me ish të dashurin Steve Bing.
Sigal