Holandë, treni del nga binarët; 1 i vdekur e disa të plagosur

512
Një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët në qytetin holandez Dalfsen, duke lënë një person të vdekur. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave treni u përplas me një vinç, humbi kontrollin dhe doli nga shinat duke hyrë në një fushë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në fushë ndodhen ende vagonët e përmbysur. Banorët deklaruan se vinçi i kishte zënë rrugën, në lindje të qytetit Zvole, kur treni u përplas me të. Kryetari i bashkisë deklaroi se një person kishte vdekur, por ende nuk dihet se sa janë të plagosurit.
Sigal