Histori rrëqethëse në Greqi: E pashë nënën të digjej e gjallë, s’munda t’i them as lamtumirë!

567
Sigal

Një tjetër histori tronditëse është publikuar në median greke “TA NEA” në lidhje me përjetimet dhe dhëshmitë e tmerrit që kanë përjetuar qytetarët që u përballën me flakët në Mati.

Gazeta greke ka dhënë rrëfimin e një 50 vjeçari që ka treguar momentet tronditëse ku i është dashur të braktisë mamanë e tij e ta shohë të digjet e gjallë.

Thanasis Moraitis ka treguar se ai dhe familja e tij ndodheshin në makinë në momentin kur janë kapur nga flakët. 50 vjeçari ka rrëfyer se i duhej të zgjidhte të digjej së bashku me nënën ose të largohej me familjen e tij. Në tentativë për të shpëtuar gruan e moshuar, 50 vjeçari ka marrë një sërë djegiesh serioze në trup, por në fund… nuk ka mundur të bëjë dot asgjë.

“Gjithçka u bë në një minutë, nuk kisha asnjë zgjedhje. Nëna ime nuk ishte në gjendje të lëvizte, ajo ishte 90 vjeçe. E lash nënën time të digjet. Unë nuk munda t’i them asgjë, as një lamtumirë, po largohesha dhe po shikoja djegien e saj”, tha Moraitis për gazetën greke.

Më pas 50 vjeçari është larguar me familjen në det, ku kanë ndenjur atje me orë derisa autoritetet kanë ardhur për t’i ndihmuar.