Hipopotami ia mbath nga kopshti zoologjik, por rikthehet sërish

527
Një hipopotam femër tentoi dhe arriti që t’ia mbathë nga një kopsht zoologjik në Izrael, por duket se, pasi shijoi lirinë jashtë mureve, u pendua dhe u kthye sërish brenda.
Kamerat e sigurisë filmuan hipopotamin masiv që doli nga dera e hapur e kopshtit zoologjik, ndërsa roja e natës shikonte i habitur atë që po ndodhte.
Zor se dikush do t’i dilte përpara një hipopotami për t’i zënë rrugën, por sidoqoftë, kjo nuk ishte e nevojshme, sepse kafsha gjigante u kthye vet brenda, pas disa minutash në rrethimin e saj në kopshtin zoologjik të qytetit Ramat Gan.
Kujdestarët e kafshëve në kopshtin zoologjik thanë se hipopotami, gjatë kohës që kaloi jashtë mureve u ushqye me barin e lulishteve, një faktor që mbase mund të ketë ndikuar që të ndryshojë mendimin.
Sigurisht që zhurma e trafikut, dritat e makinave dhe ndërtesave, si dhe mungesa e ujit mund të kenë luajtur rolin e tyre, gjithsesi, duke vërtetuar se mbase rehatia dhe ushqimi i mirë justifikojnë edhe humbjen e lirisë.
Sigal