Haradinaj: Thaçi shkoi në Veri që të nxiste ndarjen

440
Sigal

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave dhe kërcënimeve të presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Haradinajt, e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë idenë e Thaçit për korrigjim kufijsh janë skenarët për ta trazuar Veriun.

Haradinajt tha se Thaçi mund ta mbajë gjallë idenë e tij vetëm nëse bën skenarë për trazira në Veri. “E vetmja mënyrë me u mbajt gjallë është me ndonjë skenar për incidente në veri, që me e pa që u nda. Ai që ka vdekur nuk ngjallet më. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. Kush do e me rrëzu Qeverinë, nuk flet, e rrëzon”, -tha Haradinaj.