Haradinaj: Nuk është vepër penale nëse i hedhim verë të kuqe në fytyrë Kurtit

323
Sigal

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj thotë se e ka pëlqyer veprimin e gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

“Shumë mirë kanë bo. M’ka pëlqy. Gjest shumë i bukur”, tha Haradinaj në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Por a janë anëtarë të AAK’së ata që hodhën vezë në drejtim të Hotit?

“Nuk e di. Garant po ama nuk e di”, tha Haradinaj, “por kanë vepruar shumë mirë. Shpresoj të jenë të AAK’së”, shtoi ai.

“Nuk ka asgjë personale me Avdullah Hotin por qëndrimet e zëvendëskryeministrit”, tha ai.

“Sprej, vezë, domate”, janë forma të protestës.

“Albin Kurtit me ja gjuajt një venë të kuqe, të prodhuar në Kosovë, fytyrës nuk është vepër penale”, tha Haradinaj.