Presidenti Meta: Mafia shtetrore nuk mund të hetojë veten!

403
Sigal

Ilir Meta sot në mëngjez ka postuar një letër se pse duhet të ngrihet populli. Ndër të tjera presidenti shkruan se edhe hetimi nuk po kryhet nga mafia shtetrore e kryesuar nga kryeministri.

Ja se ç’shkruan Presidenti:

“Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten. Ndaj vendosi të ngutet në panik të miratojë në mënyrë të pabesë ligjin anti-kushtetues “Të betimit buzë Lanës” një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias duke shkelur çdo kod të sjelljes demokratike e institucionale dhe duke iu lutur përfaqësuesve të Komisionit të Venecias që të mos iu përgjigjen pyetjeve që Kuvendi u kishte drejtuar prej tre muajsh, me argumentin se “ne e votuam mbrëmë atë ligj. Po pse ju duhet me patjetër ky ligji anti-kushtetues këtyre? Që Dvoranin, jo vetëm të mos e ndëshkojë drejtësia për shkeljet e rënda penale që ka bërë, por ta dekorojnë duke e futur përmes këtij ligji anti-kushtetues nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese”- thotë Meta.