Hamed Abdel-Samad/ Dhuna seksuale nuk ka të bëjë me Islamin, por me kulturën islame

509
Nuk është e thënë se njeriu duhet të mbajë qëndrim për çdo temë. Para së gjithash, kur mungojnë faktet dhe detajet. Unë nuk kam folur deri tani mbi ngjarjet në Köln, pasi më preku shumë emocionalisht dhe unë jam i prirë që publikut t’i them mendimet e mia dhe jo emocionet që ndjej. Prandaj dua të them disa fjalë për temën: Dhuna seksuale. Jam egjiptian, nga vendi ku dhuna seksuale mashkullore mbi gratë ka arritur masën e padurimit dhe kjo, për faktin se ky fenomen në fillim ose u hesht ose u mendua i parëndësishëm. Nga njëra anë, askush nuk donte të pranonte se në një shoqëri të tillë, të edukuar me një moral të rreptë fetar, dhunohen shumë gra seksualisht. Nga ana tjetër, sundonte frika se do të mund të humbnin turizmin, i cili është burimi kryesor i të ardhurave të vendit. U shkua akoma më larg në këtë fenomen, duke i akuzuar viktimat si fajtore, për arsye të veshjes së tyre. Gënjeshtra dhe frika për të mos prishur imazhin, bënë që fenomeni i vogël të kthehet në një epidemi. Sot mbi 95 për qind e grave egjiptiane ankohen për dhunim ose presion seksual. Në librat e mi jam munduar që t’i sqaroj shkaqet e kësaj epidemie. Mbi të gjitha jam munduar të sqaroj faktin se, sa ka të bëjë një sjellje e tillë me islamin. Kam qenë dëshmitar i disa rasteve të dhunës kolektive në Egjipt dhe Marok. Thuajse në të gjitha rastet, nuk është fjala për të rinj besimtar, por për grupe të vogla, të cilat shpesh janë nën ndikimin e drogës. Për një mysliman besimtar është e ndaluar që të prekë një grua të huaj, madje, edhe kurë është e fejuara e vet. Myslimanëve besimtarë të vërtetë, u ndalohet që t’i japin dorën një gruaje. Salafistët në Egjipt mendojnë se, një burrë nuk duhet të ulet në sediljen e autobusit, ku sapo ishte ulur një femër, pasi ngrohtësia e trupit të saj mund ta eksitojë atë seksualisht. Megjithatë, ose ndoshta thjeshtë vetëm, nga kjo nuk mund të thuhet se provokimet seksuale nuk kanë të bëjnë me islamin. Ky moral i ashpër seksual, ky absolutizim dhe ky aparteid gjinor, shpesh godet të kundërtën. Një religjion që e mendon gruan si pronë të burrit dhe një rrezik për moralin e tij, është bashkëfajtor. Para dyzet vjetësh, në Kajro, vështirë se gjendej një grua me shami koke. Provokime seksuale publike, në atë kohë, thuajse nuk kishte fare. Sot thuajse nuk ka grua të pambuluar dhe megjithatë provokohen dhe dhunohen seksualisht në rrugë. Kjo ndodhë në Iran, Afganistan, Pakistan dhe në shumicën e vendeve të tjerë islam, të cilët qëndrojnë në krye të listës në rang botëror, për dhunim seksual të grave. Edhe në të pasurën Arabinë Saudite, ky fenomen është përhapur shumë. Mund të mendohet fare thjeshtë për një lidhje të këtij fenomeni me mbështjelljen e grave dhe provokimeve seksuale. Ka të bëjë me ekzistencën reale të islamit, por jo dhe vetëm. Edhe në Indi, kjo epidemi është përhapur shumë. Në linjën e parë, kjo ka të bëjë me hierarkinë dhe me një kulturë, në të cilën gruaja mendohet si send, e pavlerë. Rinia në botën islame është rritur si një dualitet. Në shtëpi dhe në xhami edukohet me një moral të ashpër. Burrat dhe gratë vështirë se kanë shanse të ndërtojnë një lidhje të shëndosh simetrike, midis njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, në internet përjetojnë një botë pa kufi, midis burrit dhe gruas, një botë ku nuk ka moral të shkruar. Vendet islame qëndrojnë në krye të listës për konsum porno dhe video. Ky dualitet krijon një sjellje agresive të meshkujve mbi gratë. Nga ky dualitet janë prekur edhe shumë të rinj islamë, që jetojnë në botën perëndimore, të cilët përjetojnë botën e hapur dhe atë të mbyllur të tyre. Prej vitesh ne përjetojmë zgjidhjet e botës arabe, të cilat sjellin më së shumti individualizim. Zgjidhja dhe individualizimi i procesit sipas modelit islam, përshpejtoi katër fenomene: Terrorizmin, lëvizjet protestuese, shpërnguljen dhe dhunën seksuale. Të katër këto fenomene janë pasojë e zhvillimit të vrullshëm shoqëror. As shteti dhe as familja nuk mund të thonë gjë për veprimet e shtetasve dhe anëtarëve të familjes. Shteti dhe familja e kanë humbur kontrollin mbi shtetasit dhe anëtarët. Në të gjitha vendet islame, të katër grupet e mendojnë se është e drejta e tyre që t’ua grabisin të tjerëve dinjitetin e jetës, brenda vendit dhe në botë. Ata vrapojnë në rrugë dhe në det për të rrëmbyer me duart e tyre, gjithçka qe ata e mendojnë se është e tyre. Shumë të rinj arabë, për të tilla arsye, braktisin vendin e tyre dhe shkojnë në Europë. Shumica e tyre dëshirojnë vetëm të jetojnë në paqe dhe mirëqenie. Por dhe shumë prej tyre vijnë me pasionet e dualitetit në gji: me shpresën e Europës dhe injorimin e vlerave të saj, me pikëpamjen e moralit konservator dhe me dëshirën e ma dhe për liri dhe zemërgjerësi. Meqenëse në perëndim atyre iu mungon shoqëria, që kontrollon sjelljet sipas moralit të tyre, ata shpërthejnë, organizohen në grupe të ndryshme dhe krijojnë shoqëri plotësuese. Disa bëhen salafistë, të tjerët kriminele, hajdutë rrugësh ose gradhunues. Disa të tjerë i shikojnë burrat europian si kryqëzatës, të cilët duan të zhdukin islamin, të tjerë i shikojnë gratë si pornostare, të cilat i kanë parë në internet në vendet e tyre. 
Ne duhet të guxojmë të flasim! Gjermania nuk duhet të përsërisë gabimin që shkatërroi Egjiptin. Nga frika e dyshimit të madh dhe e keqsjelljes me të drejtat, ndodhë që fshihet e vërteta. Natyrisht që jo të gjithë myslimanët duhet të fajësohen për keqsjelljet e disa grupeve të vogla, por shumica e myslimanëve duhet të pyetet për mundësinë e parandalimit të delireve të këtij komuniteti. Kjo, në vend që për çdo rast të harrohen viktimat e mundshme dhe ata vetë, bashkë me islamin e tyre paqësor, të mendohen viktima. Urojmë shumë ndershmëri në lidhje me moralin seksual dhe potencialin e dhunës në islam! Dhe nëse Gjermania nuk dëshiron që tema islam dhe refugjatë të instrumentalizohet në ekstrem, atëherë duhet që kjo temë të shtrohet në mes të shoqërisë, ku të flitet hapur dhe ndershëm. Problemet janë serioze, për fundamentalizmin dhe dhunën seksuale, për integrimin dhe kriminalitetin, ne kemi probleme shume të mprehta. Mbulimi i tyre apo fjalët e bukura, vetëm përkeqësojnë gjithçka. Zonja Merkel, zoti Ministër i Brendshëm, merreni përsipër!
Përktheu: Lekë Imeraj
(botuar në “Berliner Republik”, datë 08.01.16)
Sigal