Hakmarrja e Rusisë, kthen vizat për turqit nga 1 janari 2016

507
Nga 1 janari i 2016, Rusia do të pezullojë regjimin pa viza me Turqinë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili vuri në pikëpyetje qëllimet e Turqisë nëse vërtetë po kërkon të luftojë terrorizmin apo është bashkëpunëtor i tij. “Ne kemi gjithnjë e më shumë pyetje në lidhje me qëllimet e vërteta të Ankarasë dhe angazhimin e saj të vërtetë për zhdukjen e terrorizmit në Siri dhe interesin e saj në normalizimin e situatës në republikën siriane. Federata Ruse ka vendosur të pezullojë regjimin pa viza mes Rusisë dhe Republikës së Turqisë. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Komentet e Lavrov vinë në një moment kur marrëdheniet mes dy vendeve janë në pikën më kritike që pas rrëzimit të avionit rus nga forcat ushtarake turke në kufirin me Sirinë.

Palët nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre, ku Rusia kërkon që Turqia ti kërkojë falje, kurse kjo e fundit mendon se forcat e saj kanë respektuar thjesht ligjin kur qëlluan avionin rus pasi sipas tyre ai kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Presidenti Erdogan u tregua i ashpër kur iu drejtua Rusisë me fjalët “Mos luani me zjarrin”, duke nënvizuar për të disatën herë se Ankaraja nuk nuk ka ansjë faj në rrëzimin e avionit rus. Erdogan shprehu vullnetin për të biseduar Putin, por tha se homogolu i tij nuk i është përgjigjur në telefon. Turqia ka urdhëruar pezullimin e fluturimeve ushtarake në Siri, për të evituar një tjetër përplasje me forcat ajrore ruse.
Sigal