Gruaja rreh fëmijët, përdoruesit e rrjeteve sociale “e masakrojnë” me komente

483
Sigal

Një grua në Afrikën e Jugut u arrestua pasi u shfaqën video ku ajo godiste dhe detyronte fëmijët të pastronin.

Në një prej pamjeve, ajo i bërtet një vajze që ka patur të përziera dhe më pas e godet në kokë.

Videot janë filmuar në Johanesburg një vit më parë, por tani janë bërë virale, raporton BBC.

Mediat lokale konfirmojnë se disa prindër i kanë larguar fëmijët e tyre nga çerdhja që kur kanë parë videot.

Përveç goditjes së fëmijës, gruaja shihet gjithashtu duke e goditur dhe duke e pyetur vazhdimisht: “Përse po vjell?”

Përdoruesit e Twitter reaguan me komente nga më të ndryshmet duke kërkuar dënimin e saj. Një avokat i cerdhes tha se gruaja në video ishte shkarkuar.