Greqia shënon 70 të vdekur nga koronavirusi, dy viktimat e fundit në Kostur dhe Korfuz

68

Greqia ka arritur 70 viktima nga koronavirusi teksa 2 të fundit për sot janë shënuar në dy qytete shumë afër Shqipërisë, në Korfuz dhe Kostur.

Një 75-vjeçar, rasti i dytë nga ishulli i Korfuzit ndërroi jetë sot në spitalin e Janinës, ndërsa numri i të infektuarve në Greqi ka shënuar 1673.

Greqia mbetet një nga vendet me më shumë të infektuar dhe viktima në Ballkan.