Greqia merr vendimin e rëndësishëm për emigrantët

618
Pas një defekti të rëndë që ka nxjerrë jashtë funksionimit sistemin kompjuterik të ministrisë së emigracionit, qeveria greke ka marrë një vendim të bujshëm për emigrantët.
Athina zyrtare ka vendosur të shtyjë për një periudhë pesë mujore një numër të madh leje qëndrimi të emigrantëve.
Bëhet fjalë për lejet e qëndrimit që kanë skaduar pas 18 dhjetorit të vitit të kaluar, si dhe ato që do të skadojnë deri më 28 shkurt.
Ky zhvillim që ndodhi më 18 janar, shkaktoi një gjendje kaotike në shërbimet e emigracionit në gjithë Greqinë, pasi aty nuk mund të bëhej asnjë veprim.
Por vetë emigrantët që nuk mundnin të rinovonin lejet e qëndrimit rrezikoheshin të përballeshin me probleme më të mëdha, pasi kalonin automatikisht në një gjendje ilegaliteti.
Me një shkresë urgjente ministria e emigracionit njoftoi të premten në mbrëmje se i ka dërguar parlamentit një amendament.
“Lejet e qëndrimit që skaduan në periudhën nga 18 dhjetori i vitit të kaluar deri më 17 janar, si dhe ato që skadojnë nga 18 janari deri më 28 shkurt, kanë afat që të rinovohen deri më 30 qershor 2018”, përcakton amendamenti i paraqitur.
Amendamenti gjithashtu sqaron se, gjithë emigrantët që trajtohen nga ky amendament, konsiderohet se kanë qëndrim të ligjshëm në Greqi për gjithë periudhën deri kur të aplikojnë për rinovimin e lejes së qëndrimit.
Sigal