Greqia do të rifillojë fluturimet direkte me Britaninë nga 15 korriku, mbyll kufijtë me Serbinë

275
Sigal

Greqia do të lejojë fluturimet direkte nga Britania më 15 korrik, deklaroi qeveria greke sot, pasi po përpiqet për të shpëtuar sezonin e saj të rëndësishëm të turizmit veror.

Greqia hoqi kufizimet për fluturimet nga vendet e BE-së në dy aeroportet kryesore të saj më 15 qershor dhe pjesën tjetër në 1 korrik,  por kishte ndaluar udhëtimet për qytetarët nga Suedia dhe Britania, si dhe disa vende me raste të shumta të koronavirusit.

“Në bashkëpunim me qeverinë britanike dhe pas këshillave të ekspertëve, qeveria njofton rifillimin e fluturimeve direkte nga Mbretëria e Bashkuar në të gjitha aeroportet e vendit nga 15 korriku,” tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Qeveria ende po monitoron situatën e koronavirusit në Suedi, shtoi ai.

 

Rigjallërimi i Covid në Ballkan, Greqia mbyll kufijtë me Serbinë

Përpos rifllimit të fluturimeve me Britaninë, Greqia nga ana tjetër ka njoftuar mbylljen e kufijve me Serbinë deri në 15 korrik, pas rritjes së rasteve të reja të virusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në kryeqytetin serb, Beogradin.

Tre spitale në Beograd, janë kthyer në spitale për trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi. Kjo vjen pasi vendi regjistroi rritjen e saj më të lartë të infeksioneve që nga prilli.

Nga fillimi i epidemisë në shkurt, Greqia ka regjistruar 3,519 raste me Covid-19 në vend./Reuters