Greqi/ U vra për 150 euro, zbardhet vrasja e shqiptarit

338
Sigal

Është zbardhur pas 9 ditësh vrásja e 65-vjeçarit shqiptar në Athinë, i cili u gjet i mbytur në gjak në oborrin e shtëpisë së tij.

Autoritetet greke kanë vënë sot një 34 vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi, banor i të njëjtës zonë, fqinj i viktimës

Mediat greke raportojnë se shkak për konfliktin kishin qenë 130 euro, që 65-vjeçari ia kishte marrë dhe nuk kishte mundësi të kthente pas.

Familja e viktimës nuk ishte në dijeni për borxhin.

Të dhënat e 34-vjeçarit nuk bëhen publike, ndërkohë që ditët në vijim pritet seanca para prokurorisë greke, ku dhe ai do të përballet me akuzat e ngritura.