Greqi, emigrantët në ishullin Kos do të strehohen në anije

448
Një anije pasagjerësh është ankoruar në ishullin grek Kos për t’u përdorur si qendër regjistrimi dhe akomodimi për emigrantët dhe refugjatët. Anija siguron strehim të përkohshëm për rreth 2.500 persona. Mediat ndërkombëtare thonë se qeveria greke po e cilëson anijen Elefterios Venizelos një zyrë pritje, por kritikët e konsiderojnë atë si qendër paraburgimi. Anija pritet të bëhet vendi ku emigrantët mund të apliklojnë për dokumente në mënyrë që më pas të udhëtojnë në drejtim të vendeve të tjera të BE-së. Autoritetet greke shpresojnë se me këtë mënyrë ata do të arrijnë të përballen me fluksin e emigrantëve që kanë mbërritur në ishull, shumica e të cilëve janë sirianë.

Në fillim të javës u shënuan përleshje teksa policia po përpiqej të mbante refugjatët brenda një stadiumi futbolli. Kjo i shtrëngoi autoritetet të dërgonin më tepër forca policore për të mbajtur situatën nën kontroll. Mijëra emigrantë kanë mbërritur këtë vit në ishullin Kos, i cili ka një popullsi prej 33 mijë banorë. Ndërkaq, Komisioneri i BE-së për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos ka deklaruar se bota po përballet me “krizën më të rëndë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore”. Ai bëri me dije se shumë shpejt Greqisë do t’i jepet ndihma e parë prej 30 milionë euro nga fondet e krizës të BE-së
Sigal