Goditet banda e madhe serbe, furnizonte me drogë gjithë Evropën, hashashi kapte vlera të paimagjinueshme në treg

409
Sigal

Më shumë se dy tonë kokainë u gjetën në Peru të fshehura në
kuti shpargjesh të paketuara. Ngarkesa kishte për destinacionin Amsterdamin.

 Një serb dhe katër peruanë u vunë në pranga nën
dyshimin se ishin ata krerët e rrjetit të narkotrafikut, i cili përdorte
biznesin ushqimor për kalimin e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi gjatë
operacionit blic edhe dy makina tip SUV, 75.000 dollarë kesh si dhe një
pistoletë Glock. Të gjitha këto u gjetën në banesën e eksportuesit në periferi
të Limas.

 Ndërhyrja e policisë erdhi pas një pune të kujdesshme
të shërbimeve të inteligjencës që sinjalizuan zhvillimin e aktivitetit
kriminal. Rrjeti i drogës besohet të jetë financuar nga dy shtetas serbë, njëri
ndër të cilët është edhe personi i vënë në pranga.

 “Trafikun e drogës e kanë drejtuar serbët, të cilët
ishin dhe financuesit e kësaj veprimtarie. Shtetasi serb që ne kemi ndaluar
është një prej krerëve dhe e ka financuar aktivitetin e narkotikëve, ndërkohë
që kishin këtu një koordinator kryesor. Pikërisht ky koordinator ishte ngarkuar
me grumbullimin e drogës dhe kishte për detyrë të garantonte sigurimin e
transportit të saj deri në port”, deklaroi shefi i policisë së Limas, Hector
Loayz.

 Në rrugët e Europës, vlera e kësaj sasie të kapur
kokaine do të ishte tejet e lartë.

 “Me destinacion Europën, ku në Belgjikë një kilogram e
kësaj droge shitet 87,000 dollarë, vlera e gjithë sasisë së sekuestruar do të
mbërrinte në 174 millionë dollarë”, tha Loayz. Trafiku i lëndëve narkotike nga
portet peruane është rritur ndjeshëm pas miratimit të një ligji të ri në
2015-n, i cili autorizonte ushtrinë që të qëllojë e të rrëzoje avionët e drogës
në xhunglën e vendit.