Gjoba e ‘kripur’ e Sardenjës për ata që vjedhin guraleca apo guacka nga bregu i detit

373
Sigal

Sardenja është një nga destinacionet më të vizituara nga turistët gjatë verës në Itali dhe Mesdhe, por ka dhe disa rregulla.

Rëra e bardhë e Sardenjës është e ‘paprekshme’. Kush vjedh rërë, guraleca apo guacka nga Sardenja ndëshkohet me gjobë deri në 3 mijë euro.

Ishin banorët e ishullit fillimisht që shprehën shqetësimin e denoncuan se rëra dhe guackat e Sardenjës tregtoheshin, prandaj ajo u bë e paligjshme që në 2017.

Vetëm të shtunën 41 persona u gjobitën për këtë aktivitet teksa është zbuluar se rëra e Sardenjës dhe sendet e saj në bregdet tregtohen dhe dalin në ankand si suvenire.