Qindra pushues që dëshirojnë diellin, me maska, ardhur nga Gjermania zbarkuan në ishullin spanjoll të Majorkës të hënën, turistët e parë të lejuar në vend pasi kufijtë u mbyllën në mars prej koronavirusit.
Më shumë se 10,000 pushues gjermanë do të jenë të mirëpritur në ishujt si pjesë e një projekti pilot përpara se Spanja gradualisht të hapet për turizmin në javët e ardhshme, e etur për të rifilluar biznesin në një sektor që përbën 12% të ekonomisë së saj.
Vizitorët kaluan tabelat që u kujtonin njerëzve në gjermanisht dhe spanjisht që të lanin duart dhe të vishnin maska, më pas u radhitën në një distancë nga njëri-tjetri për të matur temperaturën dhe dokumentet e tyre u kontrolluan nga stafi kufitar me maska.
Hotelet janë të kufizuara në 50% të kapacitetit dhe do të kenë kamera infra të kuqe për të matur temperaturën e trupit të pjesëmarrësve në këtë prove.






















