Gjendet i pajetë i riu në kryeqytet

212
Sigal

Ditën e sotme, një trup i pajetë i një mashkulli rreth 30-vjeç është gjetur në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar lajmin.

Ai ka thënë se “Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës”.

Me tej, Borovci shtoi se, “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.​”, tha Borovci.