Gjëma/ Ushtria greke në ishullin Othono. Zgjerimi me 12 milje në detin Jon është punë e kryer

603
Sigal

“Ne jemi kudo për atdheun!” thuhet në një parrullë të Ushtrisë greke dhe doktrina e re e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm grek.

Dhe ata natyrisht që janë kudo edhe në atdheun tonë. Sipas gazetës “Ta Nea” për herë të parë ushtria greke është e pranishme në dy ishujt e vegjël Gavdo dhe Othono.

Prania ushtarake në ishullin Othono e bën fakt të kryer zgjerimin me 12 milje të palës greke në detin Jon, e cila u mor vesh në fshehtësi me kryeministrin Edi Rama.