Gentiloni: BE duhet të zgjedhë mes marrëveshjeve të Dublinit dhe Schengenit

502
Marrëveshjet e Schengenit parashikojnë qarkullimin e lirë të personave brenda BE-së, ndërkohë që ato të Dublinit detyrojnë refugjatët të depozitojnë kërkesat për azil në vendin e parë të BE-së që shkelin. “Bashkimi Evropian ka dy mundësi, të pranojë ose të përpiqet të menaxhojë fluksin e imigrantëve”, -tha Gentiloni.
“BE-ja është në gjendje ta menaxhojë nëse e bën këtë e bashkuar ose nëse pranon që rregullat e hartuara para një çerek shekulli nuk janë të vlefshme përballë fluksit të tanishëm”, shtoi ai gjatë një seminari shkencor për bashkëpunimin mes Italisë dhe Afrikës përsa i përket imigracionit. “Të mbrosh me forcë rregullat e Dublinit aq më shumë do të ishte e vështirë të mbrosh marrëveshjet e Schengenit. Duhet të zgjedhim”, theksoi ministri.

“Vitin e kaluar, 850 000 imigrantë kanë mbërritur në Greqi. Në kuadër të marrëveshjeve të Dublinit, është Greqia që duhet t’i priste. Të gjithë e dinë që kjo nuk është e mundur, që kjo nuk ndodh dhe pavarësisht gjithçkaje vazhdon të mbështetet ideja se rregullat e Dublinit duhen respektuar”, shtoi ai.

E përballur që prej disa vitesh me imigracionin klandestin, Italia ka regjistruar në brigjet e saj 170 000 imigrantë në vitin 2014 dhe 153 000 në vitin 2015. “Evropa duhet të marrë parasysh se ky është një fenomen që do të zgjasë për një periudhë afatmesme dhe që kjo sfidë duhet të përballohet të bashkuar nga 28 vendet evropiane të unionit”, nënvizoi Gentiloni.
Sigal