FOTO/ Shpërthimi në Belgjikë, gjenden 2 të vdekur nën rrënoja. Përjashtohet terrorizmi

439
Një kompleks pallatesh është shembur për shkak të një shpërthimi në Anvers të Belgjikës. Dy të vdekur dhe 14 të plagosur, nga të cilët një është në gjendje kritike, ndërsa 5 janë rëndë. S
htatë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë. Skuadrat e ndihmës së shpejtë kanë punuar gjatë gjithë natës në kërkim të të mbijetuarve. Policia ka bërë të ditur se dy persona që munguan në apel janë gjetur të pajetë nën rrënoja.
PËRJASHTOHET PISTA E TERRORIZMIT
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë por policia e Anversës është nxituar pas ngjarjes të përjashtojë që bëhet fjalë për terrorizëm në përmjet një postimi në Twitter. Ka shumë mundësi të bëhet fjalë për një rrjedhje gazi.
Shpërthimi, që ndodhi rreth orës 21:30 të së hënës ka prekur tre pallate në zonën e Paardenmarkt, një lagje shumë e frekuentuar nga studentët. Në katin e parë të një prej ndërtesave ishte një piceri italiane “Primavera”. Shpërthimi mund të ketë nisur pikërisht nga kuzhina e restorantit.


Sigal