FOTO/ Ngjitës izolues, telefon dhe rrëmujë, brenda dhomës “horror” ku u vra barbarisht 20-vjeçarja Caroline

242
Sigal

Mediat greke kanë publikuar detaje dramatike nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj. Fotografitë e publikuara janë nga dhoma ku u vra e reja në Glyka Nera të Greqisë.

Fotografitë, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e 32-vjeçarit në të gdhirë të 11 majit.

Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje për të cilën fillimisht u akuzuan shtetas shqiptarë.

Në shtrat shihet celulari i tij, pajisja që në fund e tradhtoi dhe sirtarët e përmbysur. Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau. Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një abazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri