Dhjetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

311
Sigal

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri total i të infektuarve në vend të shkojë në 790.

Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka thënë se dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në mesin e 250 mostrave të testuar në total.

Lajmi i mirë është se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 31 pacientë të tjerë nga koronavirusi.

Postimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike:

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

Kujtojmë që prej fillimit të shpërthimit të virusit në Kosovë e deri më tani janë rregjistruar 790 të infektuar, 22 viktima dhe 232 të shëruar.