FOTO/ Këputen kabllot, përplasen 2 anije në portin e Igumenicës

Me urdhër të Autoritetit Qendror Portual të Igumenicës, të dyja anijeve nuk iu dha leja për t’u nisur derisa të paraqiteshin çertifikatat e nevojshme të lundrimit

Një incident u regjistrua pasditen e të shtunës në portin e brendshëm të Igumenicës, kur dy kabllo të një trageti pasagjerësh u këputën në anën e majtë, duke bërë që pjesa e pasme e tij të lëvizte dhe të përplasej me pjesën e pasme të një trageti tjetër pasagjerësh, që ishte gjithashtu i lidhur.

Sigal

Një njësi e Rojës Bregdetare shkoi menjëherë në vendngjarje, e cila përcaktoi se të dyja anijeve u ishin shkaktuar dëme të kufizuara materiale. Me urdhër të Autoritetit Qendror Portual të Igumenicës, të dyja anijet nuk u lejuan të lundronin derisa të paraqiteshin çertifikatat e nevojshme të lundrimit nga shoqëritë kompetente të klasifikimit.

Sipas autoriteteve, nga përplasja nuk pati të lënduar dhe as nuk u zbuluan gjurmë të ndotjes detare, ndërsa u regjistruan vetëm dëme materiale.