FOTO/ Çfarë po ndodh? 22 mijë ushtarë zbarkojnë në rrugët e Suedisë

645
Sigal

Pas më shumë se katër dekadash në një përpjekje për të forcuar ushtrinë, Suedia ka thirrur të gjithë vullnetarët e saj, të cilët rezultuan të ishin 22 mijë persona.

Forcat e Armatosura të Suedisë testuan gatishmërinë e kësaj ushtrie vullnetare, dhe u kërkoi të qëndronin në shërbim këtë të mërkurë, e cila është gjithashtu edhe dita kombëtare e Suedisë.

“Atyre iu kërkua të kryenin detyra patrullimi, mbrojtjeje dhe ruajtjeje”, ka deklaruar ushtria suedeze.

Komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Suedisë, Gjenerali Micael Bydén tha se që prej vitit 1975, kjo ishte hera e parë që e gjithë forca ushtarake vullnetare ka pasur një mobilizim të tillë.

Suedia ka shtuar nivelin e sigurisë në rajonin Baltik, që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia.