Forbes zbulon listën: 10 këngëtarët më të paguar të vitit 2017

485
Revista “Forbes” ka zbuluar listën vjetore të muzikantëve më të paguar duke përfshirë ColdPlay, Beyonce, Diddy apo Justin Bieber në mesin e më të mirëve.
Diddy (Sean Combs) u emërua i pari në listë me 130 milionë dollarë fitime vjetore. Manjati i biznesit, reperi dhe njëkohësisht aktori i njohur u pasua nga Beyonce, e cila do të dërgojë në shtëpi 105 milionë dollarë falë turit të saj “Formation World”.
Drake, The Weeknd dhe banda britanike Coldplay mbyllin Top-5-shen e parë me fitime nga 94-85 milionë dollarë secili.
Më i riu në listë është Justin Bieber, i cili fitoi shumën më të madhe vjetore të karrierës së tij falë 105 koncerteve të zhvilluara. Ai gjithashtu mori shpërblim të majmë nga një marrëveshje fitimprurëse me Calvin Klein.
Lista e plote
1) Diddy ($130m)
2) Beyonce ($105m)
3) Drake ($94m)
4) The Weeknd ($92m)
5) Coldplay ($88m)
6) Guns N’ Roses ($84m)
7) Justin Bieber ($83.5m)
8) Bruce Springsteen ($75m)
9) Adele ($69m)
10) Metallica ($66.5m)
Sigal