Firmosja e MSA me Kosovën, Thaçi: Filluam periudhën e re europiane

419
Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka thënë se votimi i Parlamentit Europian për ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit me Kosovën, është periudhë e re për shtetin më të ri evropian.
“Parlamenti Europian në këto momente votoi me shumicë absolute prej 486 vota per dhe 102 kunder, ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Kosovën. Ky është moment historik dhe kontrata e parë formale në mes Kosovës dhe BE-së. Ky është hapi i parë në rrugën e gjatë që do t’i sjell fëmijët tonë në gjirin e familjes europiane. Luftuam për liri, fituam edhe pavarësinë dhe sot fillon edhe periudha e re europiane e Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën europiane”, ka shkruar Hashim Thaçi në Facebook.

Sigal