Fillon procesi gjyqësor kundër imamit turk, Fethullah Gulen

362
Procesi gjyqësor kundër imamit turk, Fethullah Gulen, ish-aleati i kthyer në armikun kryesor të presidentit, Recep Tayyip Erdogan filloi sot në mungesë të tij, por para dhjetëra policëve të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij kundër presidentit të vendit.
I larguar që prej më shumë se 15 vitesh në SHBA, Gulen, 74 vjeç, është akuzuar për krijimin e një organizate terroriste.
Në mungesë të predikuesit, ish-kreu i policisë së Stambollit, Yakup Saygili dhe zëvendësi i tij i ngarkuar me çështjet kriminale, Kazim Aksoy, të akuzuarit kryesorë në këtë hetim të nisur që prej dhjetorit të vitit 2013, përbëjnë temën kryesore të kësaj çështjeje politike.