Fillon “hakmarrja” e grekëve

432
Fotoja e ushtarëve grekë me origjinë shqiptare duke bërë shqiponjën, duket se iu ka shkaktuar probleme shqiptarëve që duan të kalojnë kufirin drejt vendit fqinj. Këtë e faktojnë vetë qytetarët shqiptarë që gjatë ditëve të fundit kanë tentuar të kalojnë drejt Greqisë, ku një ditë më parë, janë përballur me një situatë të papritur në doganën e Kakavijës, pasi policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë. Ai i ka pyetur autoritetet greke se për cilën arsye nuk e lejojnë të kalojë kufirin, ata i janë përgjigjur: Pyetjen bëje në shtetin shqiptar.
“Ishin dhe shumë të tjerë si unë. Nuk lejonin asnjë për të kaluar me pasaportë”, është shprehur qytetari.
Sigal