“Luftë nervash” në koalicion, Rama takon Metën

446
Tensionet në koalicionin qeveritar të ditëve të fundit kanë çuar kryeministri Edi Rama në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe bashkëaleatit të tij Ilir Meta.
Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë është parë të shkojë në zyrën e Metës, çka lë të kuptohet se ecuria e koalicionit, zërave të eksponentëve të PS dhe LSI do të jenë në qendër të bisedës mes tyre.
Një ditë më parë, analistët politikë janë shprehur për Top Channel se tensioni i krijuar mes dy partive kryesore qeverisës është thjesht një “show” dhe besojnë se Ilir Meta do të qëndrojë në qeveri.
Pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me kanabisin, ka qënë një tjetër i ministër i LSI që ka akuzuar policinë e Durrësit se po bën ‘lojë të fortësh’ me LSI. Menjëherë ka reaguar vetë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shprehej se raporti i KE nxirrte policinë e shtetit si institucionin më të besuar të shqiptarëve. 
Nuk kanë munguar më pas deklaratat mes deputetëve të të dy partive, siç ishin Vangjel Tavo apo Vladimir Kosta. Një ditë më parë, kreu i LSI Ilir Meta mësohet të ketë thënë se nuk duhen retorika por zgjidhje.
Sigal