Festivali i demave, plagoset rëndë turisti amerikan

446
Sigal

Dita e dytë e vrapimit të demave në Pamplona ka qenë me dramatikja, me disa persona të plagosur, dy nga të cilët turistë amerikanë.

Më rende është plagosur një 22-vjecar amerikan, i cili shihet në pamje se si goditet nga një prej demave dhe pastaj shkelet nga të tjerët që vijnë me pas.

Djali, i veshur me një t-shirt të bardhe dhe xhinse të shkurtra mbeti i shtrire në rrugë pa lëvizur pas kalimit të turmës së demave. Amerikani tjetër i plagosur ishte një 35-vjeçar ish-boksier.

Festivali i Shën Ferminit në Pamplona zgjat një jave të tërë çdo korrik.

Vdekjet nga goditjet e demave janë të rralla, që prej vitit 1925 janë shënuar 15 të vdekur, por çdo vit plagosen 200-300 njerëz, shumica e te cilëve jo nga brirët e demave, por nga rrëzimet.

Turistët janë ndër më të dëmtuarit. Shumë zëra e kundërshtojnë festivalin duke vënë në dukje se demat tmerrohen nga nxitjet e njerëzve dhe rrëmuja, ata godasin në mënyrë të pavullnetshme në përpjekje për të gjetur rrugëdaljen dhe pastaj në mbrëmje gjejnë vdekjen në arenën e stadiumit, ku të 6 demat që lëshohen çdo mëngjes vriten.