Federata Turke konfirmon: Klubet duan të tërhiqen nga Superliga prej tërmetit, shtyhet kampionati

105
Sigal

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Byjykekshi, ka konfirmuar në një konferencë për shtyp sot se Superliga Turke do të ndikohej plotësisht nga tërmeti shkatërrimtar që ka rënë në Turqi. Ai ka bërë të ditur se do të shtyhej përsëri rifillimi i aktivitetit, teksa do të kishte edhe klube të cilat tërhiqeshin nga gara në elitë.

“Ne kishim vendosur që të shtynim kalendarin vetëm me një jave, por dhimbja jonë në këto momente është e madhe ndaj për këtë arsye, kampionati do të rifillojë më 3 mars.

Klubi i Hatajspor na ka dërguar një letër sot dhe na ka lajmëruar se nuk dëshiron të luajë më ndeshje të tjera në këtë sezon. Nëse edhe Gaziantep dëshiron të tërhiqet nga kampionati, do të vazhdojmë me 17 skuadra, por me kushtin e vetëm që të drejtat e këtyre dy klubeve të mos preken”, theksoi ai, duke bërë të qartë se nuk do të kishte rënie nga kategoria për ta ndonëse braktisnin garën. Hatajaspor dhe Gaziantepspor janë klube me baza në qytetet më të goditura nga tërmeti.

“Nëse do të konfirmohen qëllimet e Hatajspor dhe Gaziantepspor, atëherë SuperLiga e sezonit 2023-2024 do të jetë me 20 skuadra dhe jo 18”, deklaroi presidenti i Federatës Turke.