Enklava e fundit e rebelëve, dëshmitë e tmerrit nga Ghuota: Po shohim kufomat e fëmijëve tanë

466
Në pjesën lindore të Ghouta-s vijojnë si bien bomba dhe raketa si të ishin reshje shiu. Bombat bien mbi civilët, fëmijët e gratë. Më shumë se sa një luftë është një masakër, “një gjenocid që askush nuk do ta ndalë”, shkruan sot gazeta italiane L’espresso.
L’Espresso ka arritur të marrë dëshmi nga brenda qytetit, një nënë thotë: “E kemi të pamundur t’ja mbathim. Lëvizim si minj vetëm për t’u fshehur”. Ndërsa një baba shprehet se: “Po shohim çdo ditë se si po na kthehen fëmijët tanë në kufoma”.
Aty ndodhet enklava e fundit rebele e sirianëve e cila nga e diela e kaluar po përballet me një nga sulmet më të rënda në shtatë vitet e luftës.
Pjesa Lindore e Ghouta-s është zona që po koordinohet nga Rusia, Irani e Turqia si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët diplomatike për të negociuar dhe ndaluar dhunën. Aty dominojnë grupi islamike Jaysh al-Islam dhe ai xhihadist Hayat Tahrir al-Sham.
Forcat pro-qeveritare, të mbështetura nga Rusia, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre duke deklaruar se duan të lirojnë enklavën nga rebelët, ushtria siriane ka deklaruar se ka goditur “objektiva me të dhëna të sakta”. Megjithatë, sot, tre ditë pas fushatës masive të bombardimeve, numri i të vdekurve është shumë i lartë: 250 vetë janë vrarë, duke përfshirë 50 fëmijë dhe 500 të tjerë jan♪7 plagosur.
Është e vështirë të mësohet numri i saktë i të vdekurve sepse operacionet e shpëtimit dhe të mbledhjes së kufomave janë bërë praktikisht të pamundur nga intensiteti i sulmieve.
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një armëpushim për të garantuar dhënien e ndihmës humanitare dhe evakuimin e të plagosurve, por në fakt shtatë spitale dhe qendra mjekësore janë goditur nga bomba gjatë këtyre orëve.
Tridhjetë fuçi bombë u nisën këtë mëngjes në zonat e Arbin dhe Ain Tourma. Artileri të rënda, automjete të blinduara dhe buldozerë janë grumbulluar rreth pjesës lindore të qytetit dhe gjithçka sugjeron që po bëhen gati për sulm ditët e ardhshme.
Ghouta Lindore është kontrolluar nga rebelët që nga viti 2012 dhe është nën rrethim që nga viti 2013. Ajo është e populluar nga 350 mijë banorë.
Sigal