Emigrantët ‘thyejnë’ kordonin policor në Tovarnik të Kroacisë

417
Policia në qytetin kufitar të Kroacisë, Tovarnik po përpiqet të kontrollojë turmat e emigrantëve që kalojnë nga Serbia, ndërsa Bashkimi Europian po ‘lufton’ për t’u përballur me lëvizjen masive të njerëzve në kufijtë jugorë.
Më shumë se 6 mijë persona kanë hyrë në Kroaci nga Serbia pasi Hungaria mbylli kufijtë e saj të martën (15 shtator).
Kroacia ka paralajmëruar se ka një kapacitet të kufizuar për emigrantët.
BBC raporton se në stacionin Tovarnik, turma e njerëzve është e zemëruar dhe e frustruar, duke kërkuar të dijë se kur do të vijnë mjetet e transportit.Qindra persona janë përfshirë në përleshjet në kufirin Hungari-Serbi ditën e djeshme (16 shtator).
Ndërkohë, 7266 emigrantë arritën në Gjermani të mërkurër, dyfishi i emigrantëve të një dite më parë.
Shumica e emigrantë po largohen nga lufta në Siri, Irak e Afganistan dhe kërkojnë të shkojnë në Gjermani.
Radhë të gjata janë formuar në Tovarsik ndërkohë që njerëzit presin autobuzë dhe trena në qendrat pritëse në Kroaci.
Sigal