Elon Musk, tashmë njeriu më i pasur në botë

156
Elon Musk Liesa Johannssen-Koppitz—Bloomberg/Getty Images
Sigal

Këtë të hënë, Elon Musk u bë personi i tretë në botë që ka arritur të akumulojë një pasuri me vlerën 200 miliardë dollarë, sipas revistës së mirënjohur ”Forbes”.

Ai e ka tejkaluar kështu themeluesin e Amazon dhe rivalin e tij në projektet hapësinore, miliarderin Jeff Bezos.

Elon Musk i ka bashkangjitur deklaratës së tij një batutë për Bezos. “Po i dërgoj një statujë gjigande të numrit ”2” Jeffrey Bezos, bashkë me një medalje argjendi”,-shkruan Musk në një e-mail të shkurtër.