E rëndë/ Makina përplas për vd*kje shqiptarin në Itali (EMRI)

115
Sigal

Një shqiptar 49-vjeçar ka humbur jetën në sy të bashkëshortes dhe vajzës pas një aksidenti të rëndë me makinë në Itali.

Mediat raportojnë se Ndriçim Gjuzi po udhëtonte me familjen kur automjeti i tij tip “Fiat” u përfshi në një aksident në autostradë.

Makina me të cilën udhëtonte 49-vjeçari, që me vete kishte gruan dhe vajzën katër vjeçe u përplas nga një makinë tip “Opel Corsa”.

Nga përplasja nuk pati të lënduar, por tragjedia ndodhi më pas.

Shoferët kanë dalë nga dy automjetet për të parë dëmet dhe kanë vendosur që të spostojnë makinat në korsinë e emergjencës për t’u sqaruar.

Por, ndërsa Gjuzi po bëhej gati të hipte në mjetin e tij, u përplas nga një makinë e tretë.

Përplasja këtë herë rezultoi tragjike dhe për pasojë i mori jetën.