E pazakontë në Kanada, temperaturat arrijnë 46,1 gradë Celsius në Lytton

161
Sigal

Lytton në provincën e British Columbia regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46,1 gradësh Celcius.

“Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare”, shkroi në rrjetet sociale agjencia meteorologjike “ECCC Weather British Columbia”, burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.

“Rekordi i mëparshëm ishte 45 gradë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yellow Grass dhe Midale, Saskatchewan”, theksoi agjencia.
Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44,4 gradë Celcius.

Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave.