Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar këtë të enjte në kryeqytetin francez, ku disa persona nën kërcënimin e një arme automatik grabitën një argjendari ‘Channel’, në qendër të qytetit.
Ngjarja ndodhi përballë Ministrisë së Drejtësisë së Francës, ndërsa një video e cila qarkullon në rrjet, tregon qartazi sesi grabitësisht, qetëisht grabitën bizhutritë në mes të ditës në këtë argjendari.
Veç videos që qarkullon në rrjet, që është filmuar nga një dëshmitar okular, kamerat e sigurisë së zonës ku ndodhi grabitja, kishin regjistruar hajdutët teksa dilnin nga argjendaria luksoze me çantat e mbushura plot.
4 grabitësit, të cilët kishin vendosur kokore të zezë në kokë që të mos identifikoheshin nga policia, pas grabitjes hipën në motocikletat e zeza dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Nga raportimet e mediave franceze, fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa kriminelët u larguan përgjatë rrugës Rue de la Paix.
Policia franceze ka shpallur në kërkim 4 të dyshuarit, ndërsa pritet arrestimi i tyre.