Putin-Scholz përplasen për gazin

190
Sigal

Rusia thotë se do të pranojë vetëm rubla për gazin e saj, por kancelari Olaf Scholz pohon se Gjermania nuk kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë, por do ta paguante me euro, sipas kontratës që kanë dy vendet.

“Përgjigja është shumë, shumë e shkurtër. I kemi parë kontratat për furnizimin me gaz dhe produkte të tjera. Në të gjitha thuhet se pagesa do të jetë në euro, ndonjëherë në dollarë, por zakonisht është në euro. Dhe ia kam bërë të qartë Presidentit rus se kështu do të mbetet. Çfarëdo idesh të ketë ai mbi këtë temë, rregulli është që kompanitë do të paguajnë në euro nëse dëshirojnë”, tha Scholz.

Kancelari gjithashtu shprehu vendosmërinë e Gjermanisë për të fituar “pavarësinë” ndaj furnizimeve me naftë dhe qymyr rus brenda këtij viti. Kurse presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi ndërprerje në furnizime nëse këto kushte nuk pranohen nga europianët.

”Nëse këto pagesa nuk do kryhen, ne do ta konsideronim si dështim të blerësve për të përmbushur angazhimet e tyre me të gjitha pasojat përkatëse. Askush nuk na shet diçka falas dhe as ne nuk bëjmë bamirësi. Kjo do të thotë se kontratat ekzistuese, në rast të mospagesës së gazit në rubla, do të ndërpriten”.