E pabesueshme, foka lëshon një oktapod kundër djalit me kayak

685
Sigal

Kylie Mulinder kishte dalë me kayak në brigjet e ishullit të Kaikoura, në Zelandën e re, me disa kolegë, për të provuar GoPro e re.

‘Ishim në mes të oqeanit dhe papritur nga ujërat shfaqet kjo fokë, e cila mbante në gojë një oktapod’, ka shpjeguar Mulinder për mediat lokale.

Papritur foka hedh kafshën kundër Kylie dhe zhduket në thellësi të oqeanit duke e lënë ‘viktimën’ të tronditur.

’Ishte një diçka shumë e rrallë dhe ndodhi me një shpejtësi të jashtëzakonshme’, ka treguar Mulinder.