E godasin me makinë dhe më pas e rrëmbejnë shqiptarin në Francë, të dyshuar katër bashkatdhetarë

287
Sigal

Një i ri shqiptar rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Riom (Puy-de-Dome) të Francës, ndërsa të akuzuar janë katër bashkatdhetarët e tij.

Nga raportimet e para, mësohet se dy makina janë përplasur me njëra -tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer 22-vjeçarin shqiptar.

Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre. Policia ka akuzuar katër persona, po shtetas shqiptarë të cilët qëndronin në Francë ilegalisht.

Pak para zhdukjes i riu ka vizituar shtëpinë e katër personave por ata mohojnë të jenë të përfshirë në rrëmbimin e tij.

Katër të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit. Një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës ndërsa policia franceze vijon kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur.