E çuditëshme/ Filipine: Ligji i ri detyron çdo student të mbjellë 10 pemë që të marrë diplomën!

488
Sigal

E ç’të keqe kaka nëse qeveria britanike thotë se nuk mund të hysh në shkollë të mesme apo në të lartë, nëse nuk ke mbjellë një pemë?! Mirë, pra, po sikur të thoshte 10?! Se kjo tani është bërë me ligj në ishullin e vogël të Filipineve në oqeanin Paqesor.

Ligji i ri kërkon që çdo nxënës apo student duhet të mbjellë 10 pemë ,si kusht që të diplomohet nga shkolla apo kolegji. Parashikohet që ky ligj të ndihmojë në mbjelljen e 175 milionë pemëve çdo vit në  pyje, zona urbane apo në territoret e minierave të braktisura.

Një politikan vendas, Gary Alejano, që është përgjegjësi për futjen e këtij legjislacioni, tha që nëse gjithsecili prej 17.5 milionë nxënësve e studentëve që diplomohen nga shkollat fillore, shkollat e larta dhe kolegjet çdo vit, do të mbillte 10 pemë, atëhërë do të kishin 525 miliardë pemë të mbjella në çdo gjeneratë! Janë shumë, shumë pemë.

E çfarë do të thoshe ti, sikur mësuesi të të thoshte se duhet të mbjellësh një pemë, para se të mbyllësh vitin shkollor, që të vazhdosh vitin  tjetër?!/SYRI.NET