E bujshme/ Aktori i njohur mund të dënohet deri në 30 vite burg, ja për çfarë akuzohet

79
Sigal

Një lajm tronditës vjen për aktorin e njohur Danny Masterson, i cili mund të dënohet deri në 30 vite burg. Ky i fundit u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim, e sipas raportimeve të mediave të huaja, po hetohet edhe për një akuzë të tretë.

Akuzat u bënë nga tre gra, ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, ku pjesë ishte edhe Masterson. Ndërkohë, nëse shpallet fajtor edhe për akuzën e tretë, Masterson rrezikon dënim me 45 vite burg.