Dyshohet për bombë, evakuohen njerëzit nga Kulla Eiffel në Francë

291
Sigal

Njerëzit që ishin pranë kullës Eiffel në Francë janë evakuuar pas një kërcënimi për bombë.

Policia në Paris ka rrethuar zonën, ndërsa skuadrat e demontimit të bombave analizuan zonën.

Policia u alarmua pasi një person mori në telefon efektivët duke raportuar se një eksploziv ishte vendosur tek kulla, sipas mediave franceze.

Pa cituar burime, gazetari Amaury Bucco, i cili postoi foto të kordonit të policisë, pohoi në rrjetet sociale:

“Perimetri i Kullës Eiffel është i rrethuar, operacioni i policisë në vazhdim: një burrë bërtiti Allahu Akbar dhe kërcënoi të hidhte në erë gjithçka”.