Dyshime për tradhti, Ukraina arreston ish-zyrtarin e lartë të sigurisë, rrezikon 15 vite burg

42
Sigal

Ukraina ka hedhur akuza për tradhti ndaj një ish-zyrtarit të lartë të saj. Sipas mediave të huaja Oleh Kulinich, i cili drejtoi drejtorinë e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU) të Krimesë, u arrestua me akuzat për rekrutim të operativëve të tjerë miqësorë rusë me urdhër nga Moska.

Hetuesit thanë se Kulinich punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë dhe mbikëqyrej nga ish-zyrtarë të tjerë ukrainas që kishin dezertuar në Moskë, e cila nisi agresionin në Ukrainë në shkurt 2022, shkruajnë mediat e huaja.

“Ky është një sinjal i qartë për të gjithë ata që punojnë për armikun: SBU patjetër do t’ju gjejë dhe do t’ju bëjë të përgjigjeni për atë që keni bërë,” tha në një deklaratë shefi i SBU, Vasyl Malyuk, i cili mbikëqyri operacionin për ndalimin e Kulinich.