Dy javë nën tokë/ Shpëtohen të gjallë 11 minatorët në Kinë (FOTO)

208
Sigal

Pikërisht atëherë kur shpresat po shuheshin, ekipet e shpëtimit në Kinë arritën të nxjerrin gjallë 11 minatorë të bllokuar nën tokë prej dy javësh.

Një shpërthim në datën 10 janar në provicën Shandong, bëri që 22 punëtorë të minierës së arit, Huashan të mbeteshin rreth 600 metra nën tokë. Të paktën njëri humbi jetën, ndërsa për fatin e 10 të tjerëve aktualisht nuk dihet asgjë. Pamjet televizive treguan minatorin e parë duke dalë në sipërfaqe  me sy të mbyllur për t’i ruajtur nga drita.

Transmetuesi shtetëror CCTV, ka thënë se minatori është jashtëzakonisht i dobët. Punonjësit e shpëtimit e mbuluan me batanije dhe e dërguan menjëherë në spital. Pas tij, u ngritën në sipërfaqe njëri pas tjetrit edhe 10 minatorë të tjerë. Nuk dihet nëse të njëjtën fat do të kenë edhe 10 minatorët e mbetur nën tokë, pasi sipas zyrtarëve kinezë do të duhen edhe dy javë për të kryer shpime, në mënyrë që të arrihet në vendin ku dyshohet se kanë mbetur ata.

Minierat e Kinës konsiderohen ndër më vdekjeprurëset në botë. Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minierave, gjatë vitit të kaluar në minierat kineze janë regjistruar 573 viktima.

QIXIA, CHINA – JANUARY 20: Rescuers work at the explosion site of a gold mine on January 20, 2021 in Qixia, Shandong Province of China. A life-saving passage into a collapsed gold mine is under construction in Qixia under Yantai City. Rescuers have established contact with some of the 22 miners that got trapped underground following an explosion on Jan. 10. Eleven of the miners were found Sunday through a drilled channel. A total 589 personnel from 16 professional rescue teams and one fire team have been working around the clock. The physical condition of the eight trapped miners have improved after they received nutritious supplies, while one was in a coma and two experiencing mild discomfort. (Photo by Yang Bing/China News Service via Getty Images)

A