Teheran: Xi Jinping në vizitën e tij të parë zyrtare në Iran

454
Presidenti kinez, Xi Jinping, mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Iran që synon nxitjen më tej të miqësinë tradicionale dhe angazhim ekonomik mes dy vendeve.

Vizita e Xi vjen pak ditë pas heqjes së sanksioneve Perëndimore ndaj Iranit me miratimin përfundimtar nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kjo është vizita e parë zyrtare në 14 vjet nga e një personaliteti të lartë shtetëror kinez në Iran, ku miqësia mes dy vendeve daton që 2000 vite më parë në sajë të Rrugës së Mëndafshit.
Presidenti kinez do të takohet me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani, të shtunën për diskutime mbi përafrimin e strategjisë së tyre të zhvillimit kombëtar dhe rritjen e bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Pekini është klienti kryesor i naftës iraniane dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arritën vlerën e 52 miliardë dollarëve në vitin 2014.
Sigal