Drogë me skaf nga Shqipëria drejt Italisë përmes Adriatikut, 2 shqiptarë dhe 1 italian në pranga

253
Sigal

Një ngarkesë prej 250 kg drogë e cila nëse do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 3 milionë eurosh është sekuestruar nga policia italiane.

Në pranga janë vënë 3 trafikantë, 2 shqiptarë e 1 italian. Inicialet e tyre janë A. F 51 vjec, K.Z 48 vjec, dhe A.S 41 vjec.

Droga ishte trafikuar me skaf përmes Adriatikut dhe është zbarkuar në komunën Torre Chianca në provincën Lecces.

Droga ishte konfeksionuar në 87 thasë me marijuanë e 6 pako me hashash.